Berisha: Krimi shtrihet në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar. U bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve, ngrihuni në protesta
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar se krimi i organizuar shtrihet në të gjitha institucionet e shteti në Shqipëri.
‘Krimi shtrihet për fat të keq në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
FJALA E BERISHES
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Kauzës së dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores. Të dashur miq, çdo ditë zemërimi popullor ndaj kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar dhe shpurës së tij bëhet më i madh.
Çdo ditë në shpirtin dhe zemrën e shqiptarëve zien më e fuqishme revolta ndaj këtij regjimi të pashpirt, ndaj këtij regjimi që vjedh, plaçkit, dhunon dhe përzë shqiptarët.
Çdo ditë e më e madhe bëhet vendosmëria e shqiptarëve për përballjen finale, për betejën pa kthim, betejën e pandalshme gjer në fitoren e opozitës.
Të dashur miq, në këtë vend çdo ditë, çdo natë, krimi ka marrë revanshin dhe vendos.
Krimi shtrihet për fat të keq në të gjitha njësitë, në të gjitha institucionet e narkoshtetit shqiptar.
Këto ditë, një gazetar i mirënjohur publikun mesazhin e një mjeku, e një bluzëbardhi, e një njeriu të betuar për t’i shërbyer të sëmurit dhe interesave të të sëmurit.
Ky mjek për fatin më të keq ka pësuar një transfigurim, një shpërbërje të tmerrshme në këtë regjim.
Doktori, që nuk ia kam emrin, u çon me Ëhatsapp kolegëve të tij dhe infermierëve njoftimin se ilaçi kryesor për mjekimin e të sëmurëve mungon në pavijon dhe do mungojë për një kohë të gjatë.
Ajo që është dramatike, ajo që është pashpirtësi, ajo që është e pafalshme, mjeku porosit kolegët që heshtni dhe mos bëni zë.
I dashur doktor, ky mesazh të bën dy bashkëpunëtor në një krim të rëndë.
I nderuar doktor, ti nuk je përgjegjës pse mungon ilaçi, por ti je përgjegjës, ti bëhesh mburojë e grupit apo e organizatës kriminale që vjedh paratë e ilaçeve të të sëmurëve.
Ti je mjek, ti e di që në qoftë se Edi Rama nuk do të udhëtonte me Ismailin e tij dhe do të shpenzonte 143 udhëtime mbi 21 milionë euro, pavijonit tënd dhe asnjë pavijoni tjetër nuk do i mungonte asnjë ilaç.
Ti e di zoti doktor, se nëse Edi Rama nuk do blinte instalacionin e tij për në oborr, për të kënaqur sytë dhe për t’u mburrur sikur e ka në oborrin e Kristaq Ramës, të blerë 4 milionë euro, doktor, ilaçet nuk do u mungonin të sëmurëve të tu.
Ato do të mjaftonin jo vetëm për të sëmurët e tij, por do mjaftonin për të gjithë spitalin tënd.
Zoti doktor që u keni kërkuar kolegëve të heshtin dhe me heshtje të mashtrojnë të sëmurët, ti e di se Edi Rama me paratë e vjedhura, ka fryrë kontot e tij bankare.
Ti e di që janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës me firmën e tij.
Doktor, ti e di se Belinda Balluku ndërton rrugë me 10-fshin e çmimit, duke vjedhur 10-fishin.
Ti e di se Erion Veliaj me grupin e tij vodhi 100 përqind prokurimet publike. 38 milionë euro, atij spitali do i mjaftonin ilaçe për 5 vite ose më shumë.
Ndaj dhe ke kryer një akt të shëmtuar me atë mesazh. Ke kryer një akt të papërgjegjshëm. Një akt pashpirtësie.
Nuk mund të degradosh ti në këtë shkallë. Detyra jote nuk është kjo, të mashtrojmë të sëmurët me heshtje.
T’i lëmë në mëshirën e fatit.
Por të ngrihesh mbi veten tënde, të dalësh në proteste te ministria. Të kapësh për fyti hajdutët e ilaçëve.
T’i marrësh infermierët dhe kolegët e tu, t’u dalësh zot të sëmurëve tu që xhelatët hajdutë u marrin shpirtin se i lënë pa ilaçe. Kurse ti, mbron nderin e tyre. Je po aq i keq sa ata.
Miqtë e mi, koha ka ardhur të pyesim veten, çdo shqiptar të pyesë veten, çfarë më bashkon mua me këta njerëz, me këto qenie të pashpirta, pa njerëzi që vjedhin të sëmurët, që mashtrojnë të sëmurët si në asnjë vend tjetër.
Dhe për të mbrojtur nderin e hajdutit, i ashtuquajturi hajdut ka paturpësinë si patronazhist dhe shpërndan mesazhe, mos bëni zë, rrini të qetë se ilaçi mbaroi.
Shikoni miq se gjer ku, në ç’thellësi ndërgjegje kanë zbritur tentakulat e krimit qeveritar.
Ndaj dhe sonte u bëj thirrje mjekëve, u bëj thirrje infermierëve, ngrihuni dhe mbroni interesat jetike të sëmurëve tuaj. Të komunitetit tuaj.
Betimi që keni bërë për të qenë shërbëtore të të sëmurëve, mbroni më fisnikun e të gjitha profesioneve, që është profesioni i mjekut.
Mos u bëni shërbëtore të të keqes. Dilni në fushëbetejë. Juve u takon të parëve të mbroni të sëmurët. U takon juve të parët të ngriheni në protesta.
Doktor, ti që nis një mesazh të tillë, ose je dhe ti i sojit dhe moralit të tyre, ndonjë patronazhist, ose ti nuk ke ndjenja njerëzore.
Ose je një frikacak që vdes në lëkurën tënde. Si mund të bësh ti një mesazh të tillë?
Atë mesazh duhet t’ua shpërndaje të gjithë medieve të Shqipërisë, që të sëmurët e mi mbetën pa ilaçe.




