SPAK do t'i tundë prangat Veliajt?! Paralajmëron Këlliçi: Shumë shpejt, ekipi i 5D do të plotësohet në qeli me kryetarin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në Facebook, ku u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë protestën e tyre para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi: Zhvillime të vrullshme priten së shpejti! Ekipi i 5D pritet të plotësohet me të gjithë anëtarët e tij dhe kryetarin e këtij formacioni!

Protesta jonë kundër korrupsionit, hajdutërisë, babëzisë, pisllëkut dhe betonizimit të Tiranës nuk ndalet. Të premte, datë 13 shtator, ora 11:00, do jemi sërish përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë. Tirana duhet shpëtuar një orë e më parë nga kjo gangrenë që e ka mbërthyer prej më shumë se 9 vitesh!