Nxirrte njerëzit në pritë, SPAK jep pretencën për ish-shefin e Krimeve: 4.8 vite burg për Dedan Gjoni. Ja sa është dënimi i kërkuar për Kep Arapi, Algert Rapin dhe Dejvi Gjermenin
SPAK jep pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni.
Për Kep Arapin, SPAK-u kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie.
Për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.
E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK-u në pretencë edhe për Dedan Gjoni, ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.
Edhe Dejvi Gjermenin për të cilin po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.



