Politika uron me debate/ PS: Ndërtuam shkolla e laboratorë. PD: Emigruan familjet, mbi 300 shkolla u mbyllën
Dita e parë e shkollës është përshëndetur nga të gjithë kampet politike. Por ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës folën për ndërtime dhe rindërtime, opozita akuzon se për shkak se nuk ka nxënës po mbyllen shkollat
E hëna ka rikthyer në banka 350 mijë nxënës. Prej tyre 28 mijë janë në klasën e parë.
Në mesazhin e urimit ministrja Ogerta Manastirliu solli në vëmendje investimet ne institucionet e arsimit.
Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali zgjodhi të vizitojë qendrën e nxënësve që nuk dëgjojnë. Për mediet theksoi kujdesin ndaj fëmijëve me probleme
Por nuk munguan as debatet. Në komisionin e ligjeve opozita akuzon se për shkak të keqmenaxhimit familjet po largohen nga vendi e shkollat po mbyllen për shkak se nuk ka më fëmijë
Në këtë vit akademik janë 35 mijë nxënës do të përfitojnë nga programet e reja të TIK dhe programimit.
