VIDEO/ Përmbysje në Pragë, Asani kalon në avantazh kuqezinjtë
hqipëria ka pëmbysur shifrat përballë Ukrainës duke marrë për herë të parë avantazhin.
Një aksion perfekt i kuqezinjve është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve.
Jasir Asani | ???????? Ukraine 1-2 Albania ????????pic.twitter.com/j40n9GBpBj
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Pas shumë përpjekjesh ia dolën. Shqipëria ka arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morën avantazhin në “epet Arena”.
NJe rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë.
Ardian Ismajli | ???????? Ukraine 1-1 Albania ????????pic.twitter.com/TjS18jBDft
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Nderkaq ishte Ukraina qe ka ndëshkuar Shqipërinë menjëherë pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës.
Një krosim i Mykolenko ka gjetur të pambuluar mirë nga mbrojtja jonë anësorin Yukhym Kononplya, i cili me një goditje dërgon topin në rrjetën e Strakoshës, i cili padyshim mund të bënte më mirë.
Yukhym Konoplia | ???????? Ukraine 1-0 Albania ????????pic.twitter.com/HgmGzpxV7V
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Shqipëria nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve, aty ku ndodhet në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë.
Sylvinho ka ardhur në këtë duel me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund të ndihmojë dhe për një vend në Botërorin e vitit 2026.
Kombëtarja kuqezi e mbylli me një pikë Europianin që lamë pas, aty ku ndodhej në Grupin B ose i njohur si “Grupi i Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke i krijuar problemeve këtyre ekipeve.
Nga ana tjetër, Ukraina grumbulloi katër pikë në Gjermani, por sërish doli e fundit për shkak të golavarazhit.
Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.
Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.

