Kuqezinjtë shpërdorojnë pa fund, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes
Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, pro ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës.
Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.
Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.
44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve.
42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore.
40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin.
39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore.
36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.
34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.
33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.
31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty.
27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.
22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.
21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë.
19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.
17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.
15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.
13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.
9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën.
7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.
6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.
3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.
1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.
UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo
