Belgjika, flet trajneri Tedesco: Ndeshje me dy fytyra, por ia dolëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 14:39
Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës, komentoi për Uefa.com, suksesin 3-1 kundër Izraelit në Nations League.
“Sigurisht, nëse shihni rezultatin 1-1 në pjesën e parë, nuk jam plotësisht i sigurt se po bënim mirë. Pasi pësuam golin humbëm besimin, nuk ishim mjaftueshëm të fortë, humbëm shumë topa në situata ku nuk duhet ta bënim. Pjesa e dytë ishte një histori tjetër, sigurisht” – tha Tedesco.
