Rritet sërish numri i të vdekurve nga sulmet e sotme izraelite në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 20:38
Reuters, duke cituar burime mjekësore palestineze, thotë se të paktën 27 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës sot.
Kjo përfshin vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve në Nuseirat, Gaza qendrore, më herët sot, sipas Reuters.
Teksa bastisja 10-ditore e Izraelit në Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, e përfunduar sot, ka shkaktuar “shkatërrim brutal”, thotë Autoriteti Palestinez.
Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një aktivist amerikano-turk 26-vjeçar, i cili iu bashkua një marshimi kundër vendbanimeve në qytetin palestinez Beita, raporton agjencia e lajmeve Wafa.
