Francë, nxehet debati për kryeministrin: Asnjë parti e majtë nuk do ta pranojë si kryeministër
Michel Barnier, kryeministri i ri i Francës, është zotuar se do të sjellë një "epokë të re" dhe një shkëputje nga e kaluara politike e vendit. Emërimi i Barnier u prit me shqetësim nga e majta, e cila tani do të kërkojë ta rrëzojë atë me një mocion mosbesimi.
Tani duket se Macron po mbështetet tek Tubimin Kombëtar i Marine Le Pen për të mbajtur Barnier në pushtet duke votuar kundër një mocioni mosbesimi.
Ndërkohë Olivier Faure i socialistëve francezë tha se askush nga partia e tij nuk do të merrte pjesë në një qeveri të udhëhequr nga Michel Barnier, duke argumentuar se Barnier varet nga e djathta ekstreme.
Sinkron Kur Michel Barnier thotë se do të qeverisë "me të gjithë", kujt i drejtohet? Majtas? Jo. Të djathtës ekstreme, nga e cila ai e kupton se varet. Asnjë personalitet i PS nuk do të pranojë. Marine Tondelier nga të Gjelbrit francez në të njëjtën linjë dha ketë mesazh për votuesit e ekstremit të djathtë.
Sinkron Ju që votoni Marine Le Pen duke menduar se ajo do të përmirësojë jetën tuaj të përditshme, e dini se deri në çfarë mase po ju mashtron ajo. Le pen preferon një kryeministër të krahut të djathtë që do t'i shërbente të fuqishmit dhe jo një kryeministri të Frontit të Ri Popullor që do t'i shërbente interesave tuaja.
Barnier, ish-negociatori i BE-së për Brexit, mori detyrën disa orë pasi Emmanuel Macron e emëroi atë për të formuar një qeveri unifikuese në shërbim të vendit në një përpjekje për t'i dhënë fund paralizës politike dy mujore pas zgjedhjeve të parakohshme.
Barnier, i cili në moshën 73-vjeçare është kryeministri më i vjetër në historinë e Francës moderne, tha se detyra e tij e parë ishte të përgjigjej sa më mirë ndaj sfidave dhe zemërimit të francezëve, ndjenjës së braktisjes dhe padrejtësisë ndaj tyre.
