“E dimë kush jeni dhe do t’ju gjejmë” 6 shtetas rusë nën akuzë për sulmet në 2022

6 shtetas rusë janë nën akuzë nga Departamenti i drejtësisë amerikane për kryerjen e disa sulmeve kibernetike në 2022-in. Zyrtarët thonë se kanë zbuluar identitetet e tyre dhe është çështje kohe derisa ti gjejnë.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë oficerëve dhe një shtetasi civil rus në lidhje me një sulm të madh kibernetik, i cilësuar nga prokurorët amerikanë si goditja e parë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës.

Të enjten, Departamenti i Drejtësisë i akuzoi për kryerjen e sulmit dashakeqës "WhisperGate" në janar të 2022 që synonte të dobësonte infrastrukturën civile të Ukrainës një muaj përpara sulmit rus.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Matthew Olsen shpjegoi më tej se shënjestër ishin edhe sistemet e shërbimeve të urgjencës.

Sinkron "Sulmi WhisperGate pati si objektiv infrastrukturën civile dhe sistemet kompjuterike ukrainase krejtësisht të palidhura me ushtrinë ose mbrojtjen kombëtare, por që përfshijnë agjencitë qeveritare përgjegjëse për shërbimet e urgjencës në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe arsimin. "I kemi futur në rreth. Ne e dimë se kush janë ata. Ka një shpërblim mbi ta dhe ne do t'i ndjekim pa pushim. Mesazhi është i qartë: E dimë kush jeni e do u gjejmë".

Sulmi "mund të konsiderohet si goditja e parë luftës", tha agjenti i FBI-së, Bill DelBagno, duke folur së bashku me Olsen gjatë një konference për shtyp në Baltimor të Merilendit.

Si pjesë e sulmit, Amin Stigal dhe agjentët e Njësisë 21955 të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Rusë, përdorën infrastrukturën kibernetike të disa kompanive me bazë në SHBA për të kryer ato që fillimisht dukeshin si sulme “ransomware”, sulme në të cilat hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura, por që synonin në fakt të fshinin të gjitha të dhënat e rëndësishme.

Zyrtarët e FBI-së thanë se njësia ka kryer sulme kibernetike në të gjithë Evropën, Amerikën Qendrore dhe Azinë. Përveç akuzave të reja, zyrtarët amerikanë thanë se po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi secilin nga rusët e akuzuar.