Kryediplomati turk pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 15:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Takimi ka qenë i hapur për mediat vetëm në fillim.
Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvallën, me të cilën mbajtën konferencë për shtyp.
Ndërsa pas takimit me presidenten, kryediplomati turk do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
