Shala: Kurti po e përdor Urën e Ibrit për qëllime elektorale, ndërkombëtarët po e ndëshkojnë

Përmes një interviste në Ora News, Azdren Shala, anëtar i kryesisë në PSD tha se Ura e Ibrit është duke e shndërruar në problemin e radhës në problemet që kanë shqiptarët dhe serbët në atë zonë.

Shala: Ura e Ibrit është duke e shndërruar në problemin e radhës në problemet që kanë shqiptarët dhe serbët në atë zonë. Kurti po e përdor urën si objekt për ta përdorur për konsum elektoral. Sigurisht që një gjë ë tillë nuk ka ikur pa u vënë re nga ndërkombëtarët dhe pa u ndëshkuar.

Kurti po e arrin qëllimin e tij elektoral, por Kosova është duke u kërcënuar diplomatikisht nga ana e ndërkombëtarëve. Krejt këto tensione i shkojnë për kosto Kosovë, dhe Kurtit duket se nuk i intereson shumë kjo gjë.