Canaj: Nuk pritet gjë nga vizita e Lajcak në Kosovë, do të japë vetëm këshilla dhe qortime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 18:18
Përmes një interviste në Ora News, diplomati Blerim Canaj tha se nuk pritet kushedi se çfarë nga vizita e Lajçak në Kosovë lidhur me dialogun.
Canaj: Nuk presim kushedi se çfarë nga vizita e Lajçakut në Kosovë. Qeveri do të akuzohet për veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtar, por nuk pres diçka konkrete.
Lajcak derisa shefja e re të marrë frerët në dorë, do të arsyetojë atë pagën e tij. Thjeshtë do të merre vetë me çështjen e dialogut dhe mund të ketë ndoshta ndonjë ecje, prandaj do të japë vetëm këshilla dhe qortime.