Kina në alarm për shkak të tajfunit Yagi, evakuohen mbi 400 mijë persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 11:01
Rreth 400,000 njerëz janë evakuuar pasi një nga stuhitë më të fuqishme të vitit, tajfuni Yagi, pritet të godasë ishullin turistik të njohur Hainan.
Fluturimet janë anuluar, linjat e trenave dhe anijeve janë pezulluar, ndërsa shkollat në rajonin më të gjerë jugor do të qëndrojnë të mbyllura.
Yagi ka dyfishuar forcën e tij pas shkatërrimit që shkaktoi në Filipinet në fillim të kësaj jave, me erëra deri në 240 km/h (150 mph). Yagi mund të shkaktojë dëme “katastrofike” në Hainan dhe Guangdong fqinj, e cila është provinca më e populluar e Kinës.
Të gjitha atraksionet do të mbeten të mbyllura të paktën deri të mërkurën. Autoritetet kineze thonë se Yagi do të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur bregdetin jugor në një dekadë.