Këlliçi fton qytetarët e Tiranës në protestën e radhës para bashkisë, të premten ora 11:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 18:18
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmërimin për portestën e radhës para bashkisë Tiranë, e cila do të mbahet ditën e premte orën 11:00.
“Kreu i 5D, përpos vjedhjes së taksave tona, tashmë ka vendosur të na vjedhë dhe ajrin, duke mbushur me plehra çdo cep e rrugicë të qytetit”, shkruan Këlliçi ndër të tjera.
"Të premte, datë 6 shtator, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë. Kreu i 5D, përpos vjedhjes së taksave tona, tashmë ka vendosur të na vjedhë dhe ajrin, duke mbushur me plehra çdo cep e rrugicë të qytetit! Ky bandit i pashembullt duhet të shkojë para drejtësisë një orë e më parë, ndryshe SPAK le të ulë qepenin!"
