Organizimi i partive të vogla/ Mediu: Duhet një qeveri që kujdeset për zgjedhje të lira të ndershme
I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News" ishte drejtuesi i partisë republikane, Fatmir Mediu, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur për organizimin e partive të vogla.
"Do të theksoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptojmë që Shqipëria nuk ka një reformë elektorale të realizuar që të plotësojë standartet e Kopenhagenit. Unë e thash dhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që marëveshja e arritur në seancën e fundit, nuk ka zgjidhur por ka agravuar problemet që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e Parlamentit dhe hapësirat për të pasur një garë normale në procesin zgjedhor.
Kërkoj me këmbëngulje funksionimin e zgjedhjeve si një vend anëtar i NATO-s, duke garantuar koalicionet, duke ndëshkuar korrupsionin zgjedhor, ndërhyrjen e krimit në mënyrë të padiskutueshme një qeverisje që i mban duart larg procesit zgjedhor. Duhet një qeveri që kujdeset për zgjedhje të lira të ndershme", tha Mediu.