Vritet në atentat trafikanti i shumëkërkuar libian ‘Bidja'
Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë dje në një sulm me armë në perëndim të kryeqytetit Tripoli. I njohur gjithashtu me pseudonimin Bidja, ai qe i lidhur me trafikun e emigrantëve dhe akte të rënda dhune ndaj tyre.
Milad, ose Bidja, drejtonte trafikun e emigrantëve e gjithashtu të karburantit, i kërkuar nga Interpol dhe “i sanksionuar nga OKB”, shkruan rrjeti infomigrants.net.
Në imazhe të rrjeteve sociale shihej makine e atentati e mbushur me vrima plumbash, me atë që supozohej të ishte trupi i Milad brenda.
Nuk ka infromacione për autorët e atentatit por mediat vendase thonë se vdekja e tij është fundi i një epoke kriminelësh që terrorizonin vendasit dhe emigrantët në Tripoli.
Bidja ose Abd al-Rahman Milad ishte bërë i njohur prej vitit 2017 për aktivitete kriminale dhe dhunë ndaj emigrantëve.
Gazetare italiane jepnin sot lajmin e atentatit;
Trafikantët në Libi kanë përfituar nga kaosi politik dhe pasiguria e brendshme që prej konfliktit që përmbysi liderin popullor vendas Muammar Gaddafi në 2011.
