Liga e Kombeve/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, këta janë lojtarët që munguan

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.

Lojtarët që munguan ishin Myrto Uzuni i cili mbërrin në Shqipëri sonte ndërsa Jasir Asani, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj do t’i bashkohen skuadrës ditën e nesërme.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor me ekipin U-21.

Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje.