Liverpool nuk ndalet, mesfushori i radhës vjen nga Italia!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 21:53
Szoboszlai, Mac Allister, Endo dhe Gravenberch duken lojtarë të mjaftueshëm në mesfushën e Liverpool-it, por duket se klubi i kuq nuk ngopet me kaq. Drejtuesit po mendojnë një ndërhyrje tjetër.
Sipas raportimeve më të fundit, lojtari i menduar nga Arne Slot është një emër premtues nga kampionati italian.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili në Serie A konsiderohet gjithmonë titullar i padiskutueshëm.
Sezonin e kaluar ai e mbylli me 2 gola dhe 6 asistime. Frendrup u transferua te Genoa në merkaton e dimrit në vitin 2022 për më pak se 4 mln euro.
22-vjeçari tashmë pritet të ndihmojë klubin italian, sepse Liverpool është gati të investojë minimalisht 10 mln euro për të.

