VIDEO/ Broja në shtëpi, rikthehet Uzuni, “fshihet” Muçi – Silvinjo shpjegon listën për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.
Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin sot më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka dale ne konference per shtyp duke shpjeguar para mediave listën me 24 lojtarë të grumbulluar, ku në të ka mungesa të rëndësishme me lojtarë si Uzuni, Muçi apo Bare që nuk janë përzgjedhur nga tekniku për këto dy ndeshje, si dhe për prurjet e reja në ekipin kombëtar, të futbollistëve si Agim Zeka apo Sebastjan Spahiu.
Në fillim të konferencës Sylvinho i falënderoi të gjithë, për mbështetjen që i kanë dhënë, pas humbjes së nënës së tij pak ditë më parë.
Sa i takon Brojës, Sylvinho sqaron se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës, për shkak të problemeve në tendinë. Në këtë mënyrë ne kemi grumbulluar Uzunin, që pritet të vijë nesër, theksoi tekniku Sylvinho.
Mos grumbullimi i Ernest Mucit
Për Sylvinhon, Muçi është një lojtarë i rëndësishëm, ai ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrës. Lidhur me mosgrumbullimin e tij këtë herë, ai tha se në këtë moment ai preferonte një lojtar mëngjërash, pasi për momentin vetëm Jasir Asani ka këtë cilës. Muçolli është i dëmtuar, ndaj kërkonim lojtarë me cilësi për të zëvendësuar Asanin. Në të ardhmen, sigurisht ai do të vijojë të jap kontributin për ekipin kombëtar.
Berisha lamtumire ekipit kombëtar?
Jo, ekipi kombëtar është një derë e hapur për të gjithë, por lojtari për momentin nuk është pjesë e asnjë klubi,për shkak se nuk ka një kontratë, ndaj ai nuk ka kryer stërvitje si futbollistët e tjerë, theksoi Sylvinho.
Rifreskim i grupit
Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, që do të na ndihmoj edhe në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Ne duhet të përmirësohemi, nuk kemi kohë për të bërë eksperimente. Ne do të futemi në fushë, për të fituar çdo ndeshje. Eksperimente jo, por vlerësim ndeshje pas ndeshje, me qëllim për t’u përmirësuar po.
Çështja Uzuni
Uzuni zhvilloi një ndeshje të mirë në Poloni edhe në Moldavi. Ne e kemi vlerësuar gjithmonë Uzunin si një sulmues. Kjo është arsyeja që ne nuk e grumbulluam në Evropian. Nuk kemi asgjë personale, ju lutem. Në repartin e sulmit, kemi shumë alternativa, Seferi, Daku, Hoxha, ndaj nuk ishte e mundur grumbullimi për në Euro 2024. Si sulmues “pykë” alternativa e parë është Broja, ndaj me dëmtimin e tij, ne kemi thirrur Uzunin. Në të ardhmen një tjetër futbollist me këto karakteristika, që për ne është interesant, është edhe Marvin Çuni.
Vëzhgimi për lojtarët e rinj
Ne kemi vëzhguar edhe lojtarë të tjerë. Me lojtarët që ne kemi interes, ne menjëherë vendosim kontakte. S’mund t’Ju them me emra konkretë se cilët, por kjo është një punë, që kërkon qetësi dhe shumë profesionalizëm.
Mos grumbullimi i Keidi Bares
Kur flas për 30-35 futbollistë, që janë në listën e pritjes, patjetër që edhe lojtarë si Bare janë te kjo listë. Por siç thashë më parë, unë mund të thërrasë 23 futbollistë. Kjo është puna e një seleksionuesi të një ekipi kombëtar, e cila është e ndryshme nga ajo e një trajneri të një klubi, që e nis sezonin me 23-25 futbollistë. Ndërkohë mua më duhet të zgjedh, sikundër Ju thash e pëlqej shumë Muçin, por sot nuk mund ta thërras dot, në të ardhmen patjetër që po.
LISTA
Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.
Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.
Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator.
Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.
Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.




