FOTO+VIDEO/ Ditët e fundit të pushimeve, radhë kilometrike në Qafë-Thanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2024, 13:41
Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë.
Mjetet në 2 dhe 3 korsi presin prej më shumë se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë.
Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet me 3 sportele aktualisht.

Ndryshe nga pala shqiptare e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë.
Qafë Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të madh të kalimeve, ku vetëm gjatë Gushtit kanë hyrë e kanë dalë mbi 300 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe në shumë raste është bërë "makthi" i kalimit për ta.

