Aktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit, aktivizohen banorët e zonës për ta shuar
Prej ditës së djeshme është aktivizuar një vatër zjarri në bjeshkën e Shishtavecit afër Gurit Mëngjesit dhe sot është aktivizuar sërish zjarri pas një ere të fortë.
Zjarri nuk kursen as pikën turistike të Shishtavecit atë të “Gurit të mëngjesit” zona me atraktive e parkut natyrore Korab-Kallabak-Koretnik.
Prej natës mbrëmshme është aktivizuar një vatër zjarri në bjeshkën e Shishtavecit afër “Gurit Mëngjesit”, pas neutralizimit u duk se zjarri u shua, por sot me erën e fortë e temperaturat e larta vatra e zjarrit është aktivizuar sërish.
Ndërkohë kryeplaku i fshatit Shishtavec ka aktivizuar banorët për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në afërsi të vatrës së zjarrit është edhe një grup i policisë së Kukësit që po heton shkaqet e rënies së zjarrit, dyshimet e para janë tek çobanët e fshatit që mund të kenë provokuar rënien e zjarrit duke hedhur cigare në tokë në mënyrë të pavullnetshme.
Zjarri ka rënë nga pjesa e jug-lindjes së fshatit Shishtavec duke shkrumbuar tapetin e gjelbërt me lule e dëllinjë, që përbënë kurorën e “Shtegut të ngjyrave”.

