Manastirliu: Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë, kushte moderne për 280 nxënës dhe mësues

Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë është gati për të pritur me kushte moderne 280 nxënës dhe mësues për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga ambientet e reja të këtij gjimnazi, të rindërtuara me kushte bashkëkohore.

Manastirliu bëri të ditur se ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Çorovodës.

Ndërkohë 5 vite më parë, me financim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), është rikonstruktuar edhe konvikti i shkollës së mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh, duke garantuar kushte bashkëkohore.