PAGUAJNË DY HERË PËR TË NJËJTIN MALL/ A&M Mega Store në Pejë vjedh klientët që paguajnë me karta krediti

Në TV Ora News ka mbërritur një denoncim në lidhje me dyqanin A&M Mega Store në Pejë i cili vjedh klientët me anë të kartave të kreditit.

Këtë e bën duke marrë  dy herë pagesën për të njëjtin produkt.

"Dua te denoncoj një vjedhje që më është bërë  ne dyqanin A& M Mega Store ne Peje.  Ne datën 30 korrik  kam shkuar te ky dyqan ku kam blere një bluze. Pagesën e bëra me karte.  Pas njoftimit qe me solli banka kuptoj se pagesa për te njëjtën bluze me ishte mbajtur 2 here dhe  shkoj përsëri te A&M Mega Store dhe i  tregoj shitëses për problemin. Ajo me sa duket e dinte, dhe menjëherë e ka pranuar qe me janë mbajtur leket 2 herë por me tha se  duhet te flisja me menaxheren.

Pasi shitësja ia pranoi menaxheres se leket janë mbajtur 2 here për te njëjtën bluze kjo e fundit sapo kuptoi qe unë nuk jetoja ne Kosove me tha  se leket do te me kthehen brenda 5 ditëve ne numrin tim te llogarisë bankare.  Pasi lashë  numrin e llogarisë  bankare  u largova nga dyqani.  Leket nuk me janë kthyer  pas me shume se 1 muaji. Menaxherja e kontaktuar ne telefon nga ana ime  vazhdon te  me gënjejë, dhe kjo me  jep idenë e një skeme te përdorur për te vjedhur qytetaret. Me sa duket këtë forme  vjedhje e aplikojnë te blerësit qe nuk jetojnë ne Kosove."

Këto janë mesazhet që ju vunë në dispozicion dyqanit A&M Mega Store në Pejë të cilat tregojnë se e njëjta bluzë është paguar 2 herë. 

Ndërkohe menaxherja pasi premtoi se kthimi i shumës do të bëhej pas 5 ditësh te etiketa e bluzës vendos edhe numrin e kontaktit të dyqanit.

Kalojnë më shumë se 10 ditë pritje dhe qytetarja kontakton përsëri me  dyqanin, për t’i bërë me dije se ende nuk i është kthyer shuma e lekëve e mbajtur padrejtësisht.

A&M Mega Store Pejë: Përshëndetje! Mega Store Pejë urdhëroni!

Qytatarja: Në datën 30 korrik kam blerë te ju një bluzë, dhe bluzën e kam paguar dy herë.

A&M Mega Store Pejë: Vonon pak me sistem

Qytatarja: Unë kam pritur 10 ditë dhe  është kohë e mjaftueshme që të më kthehen lekët

A&M Mega Store Pejë: Ok, të lajmëroj për pak

Menaxherja pranon se ky problem nuk është një rast i izoluar por ndodh shpesh ne AM Mega Store.

A&M Mega Store Pejë: Ne sot po merremi me këtë punë. A mundesh me më tregu sa është shuma e bluzës.

Qytatarja: Unë vajzës ia kam dhënë me screenshot i ka në foto pagesat e mia, të dyja herët.

A&M Mega Store Pejë: Ne sot jemi duke u marr, se ndodh shpesh puna rrjetit kjo, edhe i kthejmë paret. Të kerkojmë falje shumë

Qytatarja: Ok, faleminderit

Premtimi për kthimin e lekëve dhe fraza ‘me këtë punë do merremi sot’ është një refren i përsëritur, sepse e nesërmja nuk vjen kurrë për dyqanin Mega Store. 

Pas mashtrimit të radhës me klienten kjo e fundit  kontakton përsëri me dyqanin duke i thënë se mënyra se si po veprohet është vjedhje.

"Kjo mënyrë funksionimi nga ana juaj më duket vjedhje. Lekët duhet të mi kishit kthyer në momentin që pranuat se ishte problemi juaj. Nëse ky ështe standarti juaj që t’i mbani dy herë lekët për të njëjtën blerje, ok vazhdoni. Por e theksoj se kjo është vjedhje që i bëhet klientëve."

Nuk e dimë nëse A&M Mega Store Pejë e ka standard të vjedhë klientët që blejnë me kartë, por ajo që dimë me siguri është se klientja e cila denoncoi këtë rast  nuk është rimbursuar, pavarësisht se dyqani ia ka premtuar kthimin e shumës disa herë.