ETIAS/ Rregullat e reja për të udhëtuar në BE, Hasani: Pas janarit të gjithë udhëtarët do duhet të blejnë një leje udhëtimi (VIDEO)
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 09:48
Duke nisur nga janari të gjithë udhëtarët të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve Evropiane do duhet të blejnë një leje udhëtimi.
Avokati Naim Hasani i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sistemi ETIAS është një formë në të cilën BE-ja kërkon që të kontrollojë kush futet në këto vende, për të shmangur kontingjentin e krimit.

E përngjashme me ligjin amerikan, tha ai, përgjigja pritet të merret brenda 72 orëve.
Megjithatë, Hasani shton se pritet që ky afat të shtyhet.
PËR MË SHUMË NDIQNI MË POSHTË INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN NAIM HASANI DHËNË PËR “ORA NEWS”

