Wizz Air shpërblen besimin! Pasagjeri fiton 20 mijë euro pasi u bë pjesë e një shorteu online
Kompania ajrore Wizz Air e shpërbleu për besimin! Pirro Çajupi fitoi një kupon prej 20 mijë eurosh pasi u bë pjesë e një shorteu online të zhvilluar në muajin maj të këtij viti.
“Normalisht përveç meje mund ta shfrytëzojnë edhe familjarët e mi. Ndihem i kënaqur. Në fillim mu duk paksa e pabesueshme. Tani po e besoj tamam. Pashë njoftimin dhe në atë kohë kisha bërë goxha fluturime me Wiz Air, dhe thashë të provoj fatin. Unë udhëtoj shpesh.”
Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacionale i Aeroportit Nënë Tereza, shprehu kënaqësinë që lotaria ndërkombëtare u fitua nga një pasagjer shqiptar. Theksoi rekordet që po thyhen për numrin e pasagjerëve këtë vit.
“Nuk është rastësore që ky çmim iu dha dikujt që udhëtonte nga Shqipëria dhe aq më tepër shtetas shqiptar. Aeroporti sot, duhet të ketë arritur rreth 7 milionë pasagjerë, pra nga janari deri më tani. Kemi ende 4 muaj për të thyer rekorde të reja. Kemi tendencën të trajtojmë stafin tonë sa më mirë të jetë e mundur. ne i konsiderojmë familje. Ne iu ofrojmë vizitorëve tanë, pasagjerëve, shërbime. Gjithashtu po bëjmë ndërtime pasi Kastrati Grup po vazhdon të investojë për të rritur këtë aeroport. Ne nuk e ndalim punën dhe jemi gati të mirëprresim më shumë linja fluturimesh në më shumë qytete por edhe kontinente.”
Menxherja e Komunikimit të kompanisë Wizz Airm Valeria Bragarenko, theksoi se destinacionet e shumta që ofrohen nga Shqipëria
“Jam shumë e lumtur të festojmë këtë event, ku fituesi ynë është shtetas shqiptar dhe ka në dispozicion fluturime me vlerë 20.000 euro. Nga Shqipëria kemi 50 destinacione. Shpresojmë që jo vetëm fituesi ynë të fluturojë me ne por të gjithë klientët tanë të dashur.”
Fale investimeve te Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.


