Alimehmeti: Me ndryshimin e temperaturave, Europa ka pasur vazhdimisht raste me virusin e Nilit në 25 vitet e fundit

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Ora News u shpreh se Virusi i Nilit Perëndimor dhe Lija e Majmunit janë të njohura si sëmundje prej kohësh nga mjekësia botërore.

Alimehmeti: Ndryshimet klimatike janë mes nesh, ne i kemi shumë të qarta ka dekada që përshkruhen dhe parashikohen se çfarë do të ndodhë prej tyre.

Ky është një tjetër studim modelues që e quajmë ne, pra do të thotë që bëhen modelime kompjuterike për të kuptuar se ku mund të shkojë situata për Europën në këtë rast, nëse do të ndodhin nivele ngrohjeje nga 1,2,3 apo 4 gradë, pra jepen opsione të ndryshme.

Këto janë dy sëmundje të reja por për botën le të themi për publikun e gjerë por jo për shëndetësinë sepse virusi i Nilit Perëndimor është izoluar edhe është përshkruar që në 1937.

Kurse virusi i Lisë së Majmunit është i përshkruar që në 1970, pra i njohim prej shumë kohësh këto sëmundje.

I dimë që janë sëmundje të lidhura me vende të caktuara tropikale.

Por patjetër me ndryshimin e temperaturave, me këtë ngrohjen gjithmonë e më të lartë, prsh për Virusin e Nilit Perëndimor 25 vitet e fundit Europa ka pasur në mënyrë të vazhdueshme raste.