Bie zjarr në një stallë në Dibër, digjen disa bagëti

Më datë 26.08.2024, në vendin e quajtur Lashkizë, në fshatin Zallë Dardhë, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasve P.P., dhe I.P., (vëllezër), ku për pasojë janë djegur disa bagëti dhe një sasi me bazë ushqimore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.