Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme shtrenjton çmimin e karburanteve

Frika e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka ndikuar në tregun global të karburanteve.

kontratat për naftën e papërpunuar Brent pësuan një rritje me 1 %, ku një fuçi shkoi në 81 dollarë nga 79 që ishte.

Luhatja e bursës nisi pas ngjarjeve të së dielës ku Hezbollah nisi 320 raketa dhe drone drejt veriut të Izraelit. Si përgjigje ushtria izraelite tha se goditi 40 baza të grupit militant në Liban ku angazhoi rreth 100 avionë.

Ekspertët shprehen se çmimet do të vijojnë të rriten ndërsa fitimet nga kjo situatë do të mbeten të kufizuara.

Për të ndihmuar tregun, Rezerva Federale e SHBA, miratoi uljen e normave të interesit, çka u reflektua me një rritje prej 2 për qind të normës së fitimit.

Nga ana tjetër Investitorët mbeten të kujdesshëm ndaj veprimeve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj, ose OPEC+, e cila ka plane të rrisë prodhimin këtë vit.

"Kërkesa aktuale e fuqishme e SHBA dhe rimbushja e rezervës SPR duket si mbështetja e vetme për çmimet e naftës kundër rrezikut të ofertës së tepërt të OPEC. Nëse OPEC+ do të shtynte rritjen e planifikuar të prodhimit të tetorit, çmimet e naftës mund të merrnin mbështetje afatshkurtër.

Kjo rritje çmimi vjen pas rënies së javës së shkuar si reflektim i rënies së kërkesës për karburant nga ekonomitë e mëdha. Në këtë situatë, Departamenti Amerikan i Energjisë bleu rreth 2.5 milionë fuçi naftë për të ndihmuar në rimbushjen e Rezervës Strategjike të Naftës, ndërsa fill pas kësaj çmimet nisën rritjen për shkak të konfliktit.