GJERMANI/ Opozita kundër azilantëve! Kreu i CDU-së kundër Scholz-it: Të ketë politika më të ashpra

Sulmi në festimet e përvjetorit të qytetit në Solingen të Gjermanisë, që shkaktoi tre të vdekur, e disa të plagosur, ka nxitur thirrjet e partive opozitare në Gjermani për reformim të menjëhershëm të politikës së azilanteve, duke kërkuar ashpërsimin e tyre.

Opozita gjermane kërkon ashpërsim të politikave për azilantët. Reagimi ka ardhur pas Sulmi në festimet e përvjetorit të qytetit në Solingen që shkaktoi tre të vdekur, e disa të plagosur disa në gjendje të rendë.

Politikanë të ndryshëm po bëjnë thirrje për ashpërsim të ligjit.

Fillimisht ishte kreu i CDU-së Friedrich Merz, i cili akuzoi qeverinë e Scholz-it për një “politikë naive të emigracionit” e përpos pretendimeve për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi, gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende, i cili insistoi gjithashtu për kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.

Ajo që bëhet me dije është se autori i dyshuar i vrasjeve me thikë, një sirian 26 vjecar, duhet të ishte deportuar në Bullgari vitin që shkoi, pas ii ishte refuzuar kërkesa për azil.

Por pas këtij refuzimi, i riu ishte fshehur në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkruan “Welt”.

26-vjecari u dorëzua në polici rreth 24 orë pas krimit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, në momentin e arrestimit, ai i kishte ende rrobat të lyera me gjak.

Përfshirja e tij në krim po hetohet intensivisht. Ndërsa në Gjermani u përkujtuan të henen viktimat nga sulmi.