Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon lejen e aleatëve për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2024, 14:33
Pas sulmit masiv rus në Ukrainë këtë mëngjes, Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të lejojnë vendin të nisë sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë me armë që Ukraina ka marrë tashmë nga Perëndimi.
“Një vendim i këtij lloji do të përshpejtojë fundin e terrorizmit rus,” vuri në dukje Germak në një postim në Telegram.
Të paktën 5 persona humbën jetën në Ukrainën perëndimore dhe jugore dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u goditën nga një sulm rus në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit.