MBYLLEN FITUESIT NË UNIVERSITETE/ Xhelaj: Ka një mundësi ankimimi, regjistrimet nga 30 gushti

Të mërkurën maturantët do të kenë mundësi të ankimojnë listën fituese, pas kësaj çdo gjë do të jetë në varësi të regjistrimeve sipas degëve. Arjan Xhelaj, kreu i portalit të Albania, ka njoftuar se kandidatët mund të kontrollojnë nëse janë fitues duke përdorur bar-kodet personale ndërsa nga 30 gushti do hapet faza e parë e regjistrimeve

Të martën e 27 gushtit përfundon afati për shpalljen e fituesve në universitete, ndërsa pjesa më e madhe e tyre i kanë publikuar të dhënat.

Kreu i portalit “u-Albania”, Arjan Xhelaj, shprehet se pas këtij procesi do të jetë mundësia e ankimimit në 28 gusht e më tej në datën 30 nis regjistrimi në degë duke hapur dhe fazën e parë të procesit.

Xhelaj shpjegon rregullat kryesore se si do të plotësohen kuotat,

MBYLLEN FITUESIT NË UNIVERSITETE/ Xhelaj: Ka një mundësi
Kreu i portalit “u-Albania”, Arjan Xhelaj

Pavarësisht se në ditën e parë mund të mos jenë fitues ose kanë një degë jo të preferuar  mundësitë do të qëndrojnë deri në 13 shtator.

Gjithashtu ai thekson që maturantët mund të shohin dhe statistikat e vitit të kaluar që mund të bëjnë një përllogaritje.

Referuar lëndëve që u zgjodhën më shumë nga maturantët për provimin me zgjedhje, Xhelaj thotë se edhe këtë vit degët më të kërkuara janë Mjekësia, por dhe Inxhinieria.