Amnistia bllokon tregun imobiliar, agjenti imobiliar Duka: Shitësit po presin shtatorin

Ky njoftim i kryeministrit Edi Rama duket se ka bllokuar edhe shitjet e apartamenteve në kryeqytet, e jo vetëm, tregon agjentit imobiliar Devi Duka.

‘’Ne jemi bllokuar deri diku në shitje sepse njerëzit por presin të gjithë rivlerësimin, po presin shtatorin.

Korrik-Gusht, ka një ngecje te pjesa e shitjes’’, tha Duka.

Amnistia me vlerën 5 % të rivlersimi pronave te paluajtshme sipas agjentit imobiliar do të shtojë numrin e apartamenteve që do të dalin në shitje.

‘’Me rivlerësimin do ketë një rritje të shitjeve sepse ndodhi kjo para 4 vjetësh që pati një bum shitjesh dhe do ndodhi prapë tani edhe në 2024-2025’’, tha Duka.

Sipas tij, me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të references, duket se tregu imobiliar në Tiranë ka gjetur stabilitet.

Në shtator pritet të ndryshojnë edhe çmimet e references në të gjithë vendin, ku bregdeti dzjet se do pësojë edhe ndryshimet më të mëdha.

Pavarësisht se e vëerson si të lartë vlerën prej 5%, agjenti imobiliar Devi Duka, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të përfitojnë nga kjo mundësi, edhe nëse nuk kanë për qëllim ta shesin.

Ndryshe nga amnistitë e kaluara, nga amnistia që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator do të kenë mundësi të përfitojnë edhe pronat në process legalizimi.