“Më lër të flas” jo, por Binjakët Veshaj do të jenë sërish në ekran këtë sezon? Emisioni që thuhet se do drejtojnë

Pak javë më parë bëri bujë lajmi se binjakët Veshaj nuk do të jenë pjesë e ekranit këtë sezon televiziv e se emisioni “Më lër të flas” nuk do të kthehej në ekran.

E kjo në fakt është e vërtetë – pjesërisht. Thuhet se emisioni i Veshajve nuk do të jetë këtë sezon, por Romeo dhe Donaldi, po!

Sipas zërave (të pakonfirmuar), po flitet se Romeo dhe Donaldi do të jenë moderatorët e rinj të një prej emisioneve më të vjetër në TCH, “Fiks Fare”.

Ende nuk ka asnjë konfirmim nga vet palët.