Kreu i CIA-s në Kosovë, Isufi: Vizitë shumë e rëndësishme në një kohë të brishtë për Ballkanin

Përmes një interviste për Ora News, gazetari Venhar Isufi tha se ardhja e kreut të CIA-s është një vizitë shumë e rëndësishme për Kosovën pas luftës.

Isufi: Është një vizitë shumë e rëndësishme për Kosovën pas luftës, sepse ka zbarkuar një ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë, që është kreu i CIA-s. Ai ka ardhur në një kohë të brishtë në Ballkanin Perëndimor.

Ai është takuar me disa lidera Ballkanikë dhe ndalesa e fundit ishte në Kosovës, çka është një vizitë shumë e rëndësishme që është dashur në rajon, duke qenë se Serbia e ka kërcënuar Kosovën. Vizita e tij dje ku takoi Osmanin dhe Kurtin, duke qëndruar një natë në Kosovë.