26 emigrantë braktisen nga kontrabandistët në një plazh në Greqi, mes tyre edhe 8 fëmijë
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 26 emigrantë, mes tyre 8 të mitur, u gjetën të braktisur në një plazh të Pelionit jugor nga kontrabandistët. Emigrantët, të cilët kishin mbërritur me varkë në plazhin e Plakës në komunën Zagora-Mouresi, kanë njoftuar autoritetet me numrin 112, pak para orës dy të mëngjesit, teksa ndodheshin në gjendje shoku.
Autoritetet u mobilizuan menjëherë për mbledhjen e tyre. Emigrantët, të cilët kishin nisur udhëtimin e tyre nga Turqia me shpresën për një të ardhme më të mirë, u braktisën nga trafikantët e tyre, identiteti dhe numri i të cilëve mbeten të panjohur. Pavarësisht aventurës së tyre, emigrantët ishin në gjendje të mirë dhe nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë mbërritën në zonë, të cilët morën emigrantët dhe i dërguan në Drejtorinë e Sigurimit të Volos, ku u bë marrja në pyetje paraprake. Sipas informacioneve, 26 personat tashmë janë transferuar në një qendër regjistrimi në Selanik, pasi nuk kishin dokumentet e nevojshme të udhëtimit.