Shefi i CIA-s në Kosovë, Zejnaj: Vizitë e një rëndësie të veçantë, vjen në moment shumë të rëndësishëm

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se vizita e shefit të CIA-s, Burns në Kosovë është e një rëndësie të veçantë.

Zejnaj: Kjo vizitë tregon se është e një rëndësie të veçantë në momente shumë të rëndësishme për shkak të paqëndrueshmërisë në rajonin tonë, për shkak të zhvillimeve të fundit përsa i përket pjesës veriore në Kosovë që ka të bëjë me hapjen ose jo të urës së Ibrit.

Ura e Ibrit as nuk e ndan dhe as nuk e bashkon Kosovën, për shkak se Kosova është një tërësi edhe në kuptimin formal edhe në kuptimin real.

Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë disa prej grupeve kriminale që financohen nga Serbia jo zyrtarisht dhe ata me divergjencat e tyre kohë pas kohe kanë tentuar të bëjnë të paqëndrueshme si rajon për pjesën tjetër të Kosovës pjesën veriore por gjithsesi nuk ja kanë arritur.