VIDEO/ I vetmi ekip shqiptar në Conference League, Drita mundet në ndeshjen e parë nga Legia e Varshavës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 20:09
Drita e Gjilanit u mposht me rezultatin 2-0 në aktin e parë të duelit “play off” të Ligës së Konferencës ndaj gjigantëve polak të Legias së Varshavës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 30-të skuadra kosovare mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gomda.
Golin e parë vendasit e gjetën në minutën e 56-të, me anë të sulmuesit Kramer, i cili realizoi me kokë.
Për golin e dytë mendoi Gual, i cili në minutën e 83-të, vulosi shifrat në 2-0.
Dueli i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra e Zekerija Ramadanit do të tentojë mrekullinë, edhe pse në letër situata duket shumë e vështirë.
Golat:
