Kalaja e Lezhës, një destinacion i preferuar turistik. Problem mbetet mungesa e guidave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 14:38
Përpos bregdetit, turistë të shumtë kanë vizituar në qytetin e Lezhës edhe sitet historike.
Memoriali dhe kalaja e këtij qyteti, kanë tërhequr vizitorë nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës.
Drejtori i Muzeut Etnografik, Paulin Zefi shprehet se i vetmi problem që haset gjatë periudhës së verës është mungesa e guidave.
Këto dy site të rëndësishme kulturore administrohen jo vetëm nga bashkia, por edhe nga murgeshat e kishës pranë.
Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të.

