Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë në një minierë në Botsvana

Një diamant i ashpër 2,492 karatësh është zbuluar në Botsvana nga një kompani kanadeze minierash dhe vlerësohet të jetë guri i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë.

Sipas Lucara Diamond Corp, ky gur “i jashtëzakonshëm” u gjet në minierën e diamanteve Karowe.

Është aq i madh saqë futet në pëllëmbën e njërës dorë.

Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë ishte diamanti Cullinan 3,106 karatësh , i cili u minua në Afrikën e Jugut në vitin 1905 kur ishte ende një koloni britanike.

Ky gur i çmuar iu dha si dhuratë Mbretit Eduard VII. Ajo u pre në shumë gurë më të vegjël, disa prej të cilëve tani janë pjesë e bizhuterive të kurorës britanike.