Kush është Ismail Zeneli që u soll sot nga Spanja? Historia e hakmarrjes me vëllezërit Nela dhe roli i tij në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori

Më 2 dhjetor të vitit 2023, “Ora News" raportoi arrestimin  e anëtarit të bandës së trafikut të drogës ku pjesë e saj janë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralb Breçani.

Gazetari Elton Qyno bënte me dije në atë kohë se bëhet fjalë për Isamil Zenelin, i cili ishte arrestuar në Spanjë.

Ismail Zeneli është dhe njeriu që kërkonte të vriste me Bujar Gërmizin, Dedan Gjonin dhe Nuredin Dumanin dy vëllezërit Nela.

Kush është Ismail Zeneli që u soll sot nga Spanja? Historia e
Vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, dhe djathtas shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet, Dedan Gjoni

Arrestimi nga autoritet spanjolle kanë ardhur pas kërkesës së SPAK-ut për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Zeneli është arrestuar për qëllime të ekstradimit të tij në Shqipëri, një ekstradim që u njoftua mëngjesin e kësaj të premteje.

KONFLIKTI ME VËLLEZËRIT NELA

Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit që kërkoheshin të vriteshin nga Bujar Gërmizi dhe personat e tjerë.

Kush është Ismail Zeneli që u soll sot nga Spanja? Historia e
Albert dhe Edmond Nela

Ismail Zeneli, i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

Dy vëllezërit Nela dyshohet se në vitin 2013 në Britaninë e Madhe kishin vrarë Guximtar Sadrinë, vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Kush është Ismail Zeneli që u soll sot nga Spanja? Historia e
Në foto: Xhem Krasniqi (Ismail Zeneli)

Në shenjë hakmarrjeje, ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.

Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.