E BUJSHME/ Klubi modest i Serisë A arrin akordin me ish-kapitenin e Barcelonës

Klubi modest i Komos, vazhdon të surprizojë me lëvizjet në merkato.

Mediat italiane raportojnë së fundmi se ekipi që drejtohet nga Çesk Fabregas ka arritur akordin me ish-kapitenin e Barcelonës, Sergi Roberto.  

Pasi i ka dhënë fund eksperiencës shumëvjeçare në klubin katalanas, 32-vjeçari duket se ka vendosur të provojë një eksperiencë të re në futbollin italian.  

Lojtari pritet nesër në Itali për të gjitha procedurat rituale dhe për zyrtarizimin e bashkëpunimit me Komon.