Play Off i Champions League nuk i kursen surprizat
Play Off i Champions League zhvilloi 4 sfidat e tjera në ditën e tij të dytë ku nuk munguan as surprizat.
Sparta e Pragës ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Malmos në Suedi duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën finale.
Qazim Laçi mori karton të verdhë në minutën e 62’ ndërsa gjashtë minuta më vonë doli nga fusha duke i lënë vendin Sadilek.
Sparta fitoi 2-0 falë autogolit të Stryger Larsen J në të 31-ën dhe golit të Rynes në të 89-ën. Duket se këtë sezon në Champions do të kemi një numër të konsiderueshëm futbollistësh shqiptar, ndryshe nga sezonet e kalauara.
Surprizën e vërtetë e solli Gallatasaray, i cili u mund në Bern ndaj Young Boys 3-2. Kampionët e Zvicrës e kanë nisur keq këtë sezon, duke qenë në krizë të thellë në kampionatin vendas, por në Champions shkaktuan befasinë duke mundur gjigantin turk.
Fitore pa shumë probleme ishte edhe ajo e Salzburg ndaj Dynamo Kiev. Sfida u luajt në Poloni dhe austriakët u mjaftuan duke realizuar nga 1 gol në çdo pjesë, për të shkuar në sfidën e kthimit me një avantazh komod.
Ndërkohë sfida tjetër mes Midtjyland dhe Slovan Bratislavës përfundoi në barazim me shifrat 1-1, duke e lënë plotësisht të hapur çështjen kualifikim.
Sfidat e kthimit të raundit Play-Off do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, aty ku do të konfigurohen përfundimisht edhe 36 skuadrat pjesëmarrëse në formatin e ri të Champions League këtë sezon.


