Plagosen me thikë dy persona në Prishtinë, autori shpallet në kërkim

Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 21:20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.

Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e Policisë”, njoftoi policia.