Kyle Walker 'i pastrehë', gruaja dhe e dashura 'privatizojnë' dy vilat e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 17:35
Sipas tabloidëve anglezë, Kyle Walker do të ‘detyrohet’ të jetojë në një apartament në pronësi të Manchester City, duke qenë se një vilë është e zënë nga gruaja e tij Annie Kilner (me të cilën kishte 4 fëmijë), e cila e kishte përzënë atë nga shtëpia, pasi zbuloi tradhtinë e futbollistit me Lauryn Goodman.
Kjo e fundit tani banon në pronën e dytë të mbrojtësit anglez.
Për këtë arsye, Walker nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte ndihmë nga klubi i tij, i cili i ka siguruar një apartament.