Gruaja kërkon “të takojë” tigrin, shpëton për mrekulli

Policia e një qyteze në Nju Xhersi po kërkon të identifikojë një grua e cila kaloi gardhin e parë të sigurisë në një kopsht zoologjik, në përpjekje për të prekur një tigër.

Sipas autoriteteve, vizitorja futi dorën mes gardhit me tela dhe shpëtoi pa u kafshuar nga tigri.