Opozita ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, KAS njofton shqyrtimin e kërkesës: Ja kur mbahet seanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 19:39
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e koalicionit ''Bashkë Fitojmë'' për zgjedhjet në Himarë.
Seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë në ora 12:00.
Njoftimi:
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë Kërkesën Ankimore nr.11, me palë kërkuese Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe me objekt: “Kundërshtimin e vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024”.
Seanca e shqyrtimit të Kërkesës Ankimore do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 21.08.2024, ora 12:00.
