E kërkojnë disa ekipe/ Broja qëndron në Premier League, sulmuesi pranë akordit me skuadrën e…
Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze.
Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga merkato.
Gazetari anglez, Stuart Uatson, i cili është shumë pranë klubit të Ipsuiç, raporton se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket huazimit të sulmuesit shqiptar drejt klubit të sapo ngjitur në Premier Ligë.
Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të.
Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi për sa i përket huazimit nga skuadra e Çelsit.
Bëhet fjalë për një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund.
Kujtojmë që për Brojën kanë shfaqur interes disa ekipe në Itali, Angli apo dhe Gjermani.
???? EXCLUSIVE ????
— Stuart Watson (@Stuart_Watson) August 20, 2024
Ipswich Town are closing in on the loan signing of Chelsea striker Armando Broja.#itfc #cfc
Full story ????https://t.co/Lxb9LKSoAn
