Monedhat e huaja në pikiatë, Muço: Euroizimi i ekonomisë shqiptare, një nga faktorët kryesorë
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço në një intervistë në Ora News u shpreh se një nga faktorët kryesorë të rënies së monedhave të huaja është euroizimi i ekonomisë shqiptare.
Muço: Faktorët janë disa në fakt që kanë disa muaj që ndoshta disa vite që flasin ekspertët që çfarë po ndodh në tregun valutor.
Arsyet janë të ndryshme, një nga arsyet kryesore është euroizimi i ekonomisë shqiptare dhe një raport i publikuar së fundmi nga Banka Qendrore tregonte që në tremujorin e dytë të 2024 shkëmbimet në valuta apo transaksione në valutë ishin rritur në 30%.
Pra një sasi e madhe parash që hyjnë në treg, para që ndoshta vijnë për arsye të turizmit, para që vijnë nga investitorët qofshin këta shqiptarë apo të huaj që investojnë kryesisht në sektorin imobiliar.
