Nunaj: Shqipëria ka patur një vit të suksesshëm turistik në raport me numrin e turistëve të ardhur
Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Shqipëria ka patur një sezon të suksesshëm turistik.
Nunaj: Do të thoja që e gjithë periudha e turizmit në vitin 2024 klasifikohet e suksesshme në raport me numrin e turistëve të ardhur.
Pra është e rëndësishme të evidentohet treguesi ose ai indikatori që është themeltar që e bën këtë sektor të suksesshëm.
Pra përsa i përket numrit të turistëve është absolutisht një sektor i suksesshëm.
Shqipëria mund të bëhet një Shqipëri turistike, në kuptimin që mund ta zhvillojë shumë fort këtë industri.
Neve kemi shumë të rëndësishme që të përmirësojmë cilësinë e shërbimit.
Unë gjykoj se ky është problemi themeltar që neve kemi në Shqipëri në sektorin e turizmit.
Pra nuk korrespondon çmimi i shërbimit që ofrohet me cilësinë e shërbimit dhe e dyta lidhet me kualifikimin ose përmirësimin e punonjësve.
